Reforma Zgjedhore është më afër se kurrë pranë miratimit. Në orën 19:30 katër negociatorët politikë do të ulen përballë njëri-tjetrit në ambientet e Pallatin të Kongreseve. Të njëjtat burime bëjnë me dije se është arritur një marrëveshje për administrimin zgjedhorë, pikë kjo që ishte e vetmja që palët nuk kishin gjetur një dakordësi.

Mbledhja e Këshillit politik vjen pas negocimit disa ditor të ndërkombëtarëve, që mazhoranca dhe opozita të firmosin një marrëveshje për Reformën zgjedhore.

Në këto momente kreu i opozitës, Lulzim Basha ndodhet në zyrën e tij në një takim së bashku me Oerd Bylykbashin dhe përfaqësuesin e LSI, Petrit Vasili. Ndërkohë në këto momente në selinë e PD-së ka shkuar edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Nga ana e saj, opozita ka konfirmuar pjesëmarrjen në këtë takim të Këshillit Politik. Po kështu në mbledhje do të marrë pjesë edhe Rudina Hajdari.