Kreu i Partisë Mundësia, Agrion Shehaj, i cili është i përjashtuar nga punimet e Kuvendit, ka tentuar të hyjë në Parlament.
Shehaj është ndaluar që të hyjë nga punonjësit e Gardës.
“Si i ndaloni deputetët të hyjnë. Hiqi duart do të mbani përgjegjësi. Më tregoni mua urdhrin, vendimin. Mos më shty” tha ai.
Shehaj pretendon se është shlyer përjashtimi i tij nga punimet e Kuvendit, ndëshkim prej 30 ditësh i vendosur më 22 qershor nga Byroja.





