Teuta ka barazuar 1 me 1 përballë Gjilanit. Kështu është rikthyer rezultati më i preferuar i kësaj faze përgatitore për ekipin e Edlir Tetovës. Ky ishte edhe takimi i fundit i rezervuar për Teutën në fazën përgatitore. Klejdi Daci shënoi golin e vetëm te Teuta. Në total durrsakët luajtën tetë miqësore në Bullgari. Gjatë kësaj kohe te Teuta shënuan shtatë gola, ndërsa pësuan pesë të tillë.
Dy takime u mbyllën me humbje, dy me fitore dhe katër të tjera me barazim. “Është mbyllur në barazim 1-1 miqësorja në Bansko, ku përballë kishim Gjilanin. Për Teutën shënoi sulmuesi Klejdi Daci. Kjo ishte edhe ndeshja përmbyllëse e fazës përgatitore e Teutës në Bullgari. Tashmë skuadra do të rikthehet në Durrës për të vijuar përgatitjet në prag të sezonit të ri”, shkruan Teuta.
Miqësoret:
Ludogorets 1-0 Teuta
Lokomotiv Sofia 0-0 Teuta
Hapoel Haifa 1-1 Teuta
CSM Slatina 1-0 Teuta
Metalul Buzau 1-1 Teuta
Krumovgrad 0-1 Teuta
Septemvri Simitli 0-3 Teuta
Gjilani 1-1 Teuta





