Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar nga foltorja e Kuvendit për shoqërimin e aktivistit Arben Kola nga forcat e policisë gjatë protestës së sotme para Parlamentit.
Shehaj akuzoi mazhorancën se po përdor policinë ndaj protestuesve, ndërsa sipas tij mbron me forcën e kartonëve ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku.
“Keni arrestuar sot Arben Kolën, 10 policë e morën zvarrë për t’ju mbrojtur ju sepse ai proteston. As këtë nuk e bëjnë dot më tani sepse rrezikojnë burgun. Ndërkohë që kryeministri refuzon të flasë”, deklaroi Shehaj në Kuvend.
Ai vijoi akuzat ndaj qeverisë, duke thënë se masat e larta të sigurisë rreth Parlamentit tregojnë frikë nga përballja me qytetarët.
“Blindoheni këtu sepse nuk dilni dot para protestuesve. Dy muaj protesta”, u shpreh Shehaj.
Ai kritikoi gjithashtu mbështetjen e mazhorancës ndaj Belinda Ballukut, duke deklaruar se qeveria po e mbron atë përmes shumicës parlamentare.





