Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka dalë në komunikim për mediet këtë të enjte, 30 korrik.
“Dokumentin strategjik Besa e keni tanimë në dorë dhe tjetri që e ndaj me ju sot, fillimisht për një diskutim të brendshëm quhet “Prania Besnike”. Synon vetëm partinë”, deklaroi ai në këtë takim me socialistët.
Sipas tij, ky dokument, bashkë me “Besën” do jetë në funksion të kthesës së mandatit të 4-ërt qeverisës.
Më tej, duke marrë 5 shembuj në rang global, kreu i qeverisë theksoi se “sëmundja” e partive që qeverisin gjatë nuk është vetëm te korrupsioni apo konsumimi i pushtetit, por tek fakti që fillojnë të dëgjojnë vetëm një zë, të shohin vetëm në njërën anë dhe atëherë kur qytetarët detyrohen t’i drejtohen sekserëve të partisë për të marrë shërbime nga shteti.
Kjo, sipas tij, është arsyeja pse edhe partitë më të forta mund të humbasin pushtetin.





