Dy zjarrfikës kanë përfunduar në spital, të cilët prej më shumë se 2 orësh janë në luftë me flakët që kanë përfshirë një magazinë në zonën e Shkozetit, në Durrës. Nga informacionet paraprake që “DurrësLajm” mëson, dy prej zjarrfikësve nuk janë ndjerë mirë duke shfaqru shenja asfiksie.

Zjarri ka rënë në magazinën që prodhonte që fishekzjarre dhe oxhaqe, ndërsa era ka favorizuar përhapjen e flakëve, duke e bërë më të vështirë ndërhyrjen e shërbimeve zjarrfikëse.

Në vendngjarje janë angazhuar disa mjete zjarrfikëse nga Durrësi, Kavaja dhe Porti, të cilat vijojnë punën për izolimin dhe shuarjen e zjarrit.

Gjatë zjarrit janë regjistruar edhe shpërthime të fuqishme.