Në kuadër të masave për sezonin veror dhe forcimit të kapaciteteve logjistike dhe operacionale të strukturave të Mbrojtjes Civile për përballimin e situatave emergjente, veçanërisht zjarreve, në Stacionin Provizor të Zjarrfikëses në Gjirin e Lalzit u zhvillua një aktivitet që konsistonte në dorëzimin simbolik të materialeve mbështetëse të dhuruara nga Ëorld Vision për Sektorin e Mbrojtjes Civile në Bashkinë Durrës.

Ornela Marku, drejtore e Drejtorisë së Zhvillimit Rural, Bujqësisë dhe Mbrojtjes Civile tha se 100 setet e dhuruara janë një garanci më shumë për mbrojtjen e jetës të efektivëve në terren.

Aktiviteti u zhvillua në bashkëpunim me Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi dhe në të ishin të pranishëm përfaqësues të Bashkisë Durrës, Prefekturës së Qarkut, si dhe strukturave të Mbrojtjes Civile dhe partnerëve institucionalë.

Situata me zjarret në territorin e bashkisë ka qenë deri më tani e mirë, ndërkohë që Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi është shtuar me 15 efektivë të rinj.

Gjatë aktivitetit u realizua edhe një simulim praktik i fikjes së zjarrit, gjatë të cilit u dëshmua gatishmëria, koordinimi ndërinstitucional dhe reagimi operacional i strukturave përgjegjëse në menaxhimin e emergjencave gjatë sezonit veror.

Ndërkohë, drejtori i MZSH-së, Shkëlqim Troplini, ka një apel të drejtpërdrejtë për të gjithë qytetarët:

“Thirrja ime është në mënyrë kategorike, deri më 15 tetor stop ndezjes së zjarreve”.

M.B.