Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka thënë se ka hequr dorë nga plani kontrovers për të shitur aksione të garave kryesore, pas kundërshtimeve të shumta.
Infantino tha se ishte bërë e qartë se projekti kishte “krijuar përçarje” që nuk janë më në interes të objektivit të tij fillestar.
“Si rezultat, ky propozim nuk do të vazhdojë”, tha Infantino.
Zvicerani u kishte premtuar të gjitha 211 federatave nacionale të futbollit nga 40 milionë dollarë, nëse ato do të mbështesnin një propozim për investime private në turnetë e FIFA-s, duke përfshirë Kupën e Botës.
Shaikh Salman bin Ebrahim Al Khalifa, president i Konfederatës Aziatike të Futbollit, përshëndeti tërheqjen nga plani.
“E ardhmja e futbollit global duhet të formësohet përgjithmonë përmes konsultimit të duhur, dialogut kolektiv dhe respektit për strukturat e vendosura të qeverisjes së lojës sonë”, tha Shaikh Salman.
55 federatat nacionale anëtare të UEFA-s votuan të enjten për të bojkotuar Kupën e Botës nëse planet do të vazhdonin.
Drejtori operativ i FIFA-s, Kevin Lamour, tha se administrata e vetë FIFA-s ishte mashtruar në lidhje me projektin.





