Nga Kuvendi deputeti Halit Valteri ka bërë thirrje që të rikthehet dënimi me vdekje për pedofilët nisur dhe nga rasti i abuzimit të 15-vjeçares nga 65-vjeçari në Babrru.
“Kush prek fëmijët të varet, të kthehet dënimi me vdekje, po ju bëj thirrje le të marrim një nismë për këtë gjë. Këta pedofilë duhet të ndëshkohen, le të varen në mes qytetit”, tha ai.
Në përgjigje të tij, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi tha se “nuk e zgjidh kjo, në dijeninë time, sot në seancë do të ketë reagim nga ana e ministres së Arsimit”.





