Një 50-vjeçar ka humbur jetën në një aksident rrugor të ndodhur në aksin Lezhë–Milot, pasi u përplas nga një automjet.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së hënës, rreth orës 23:00.
Sipas Policisë, automjeti drejtohej nga shtetasi me inicialet A. P., rreth 42 vjeç, i cili përplasi këmbësorin G. T., rreth 50 vjeç.
Për shkak të plagëve të marra, ai ndërroi jetë në vendngjarje.
Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, ku po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe përcaktimin e shkakut të ngjarjes.





