Në një nga lokalet e vendosura në një prej kullave më të njohura të Tiranës, Darien, djali i Grida Dumës, festoi 21-vjetorin e lindjes mes njerëzve më të afërt, miqve të shumtë dhe figurave të njohura publike.

Në një ambient të kuruar deri në detaj, festa nisi në mbrëmje dhe vijoi deri në orët e para të mëngjesit, duke u shndërruar në një nga ato netë të verës që mbeten gjatë në kujtesë.

Nga ish-kolegët demokratë te figurat e njohura të ekranit, festa

Grida Duma me djalin e saj

Mes të pranishmëve u vunë re disa emra të njohur të ekranit, medias shqiptare, politikës, por jo vetëm. Në fotot e publikuara nga festa u pa Rudina Dembacaj, Marjana Kondi, Arjan Curri, Anila Basha, Lori Hoxha, Bieta Sulo, Erald Kapri të cilët ishin vetëm disa prej shumë të ftuarve që iu bashkuan 21-vjeçarit në këtë ditë të veçantë.

Nga ish-kolegët demokratë te figurat e njohura të ekranit, festa

Anila Basha dhe Lori Hoxha

Natyrisht nuk munguan as miqtë e Grida Dumës, ndërsa pjesë e festës u bënë edhe disa prej ish-kolegëve të saj nga Partia Demokratike. Mes tyre u pa Agron Gjekmarkaj, i cili iu bashkua urimeve për djalin e ish-deputetes, në një mbrëmje që mblodhi së bashku njerëz nga fusha të ndryshme të jetës publike.

Nga ish-kolegët demokratë te figurat e njohura të ekranit, festa

Agron Gjekmarkaj dhe Grida Duma

Përveç Grida Dumës edhe vetë Darienit, vëmendjen e të ftuarve e tërhoqi edhe Greis, teza e djaloshit që festonte ditëlindjen. Ajo kishte zgjedhur një fustan të kuq me motive trëndafilash, një paraqitje elegante që nuk kaloi pa u komentuar dhe që i shtoi edhe më shumë ngjyra atmosferës së mbrëmjes.

Nga ish-kolegët demokratë te figurat e njohura të ekranit, festa

Grida Duma me te motren