Në kuadër të operacionit policor të koduar “Last Fire”, si rezultat i veprimeve të kryera dhe i hetimeve të thelluara, u bë ndalimi me iniciativë i shtetasit E.K., 43 vjeç, banues në Elbasan.
Ky shtetas dyshohet se më datë 07.08.2026, rreth orës 01:00, ka djegur me lëndë djegëse (benzinë), automjetin në përdorim nga shtetasi L. D., 26 vjeç, banues në Elbasan.
Gjithashtu, nga veprimet e thelluara hetimore, shtetasi E. K. dyshohet se është autor edhe i djegies së dy automjeteve, në pronësi të shtetasit E. H., më datë 28.06.2026.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.





