Pas përfundimt të fjalimeve para kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës. Në përfundim të fjalimeve, pjesëmarrësit brohoritën “Ju erdhi fundi!”. Organizatorët kanë bërë të ditur se protestat do të vazhdojnë deri në realizimin e kërkesave të tyre.
Me flamuj kombëtarë dhe pankarta në duar, protestuesit po marshojnë në rrugët kryesore të Tiranës. Përgjatë marshimit jehojnë thirrjet e pjesëmarrësve kundër kabinetit qeveritar dhe kryeministrit Edi Rama.





