Ronaldo dhe Georgina janë bashkë që prej vitit 2016, pasi u njohën në Madrid, ku Rodriguez punonte në një dyqan të markës Gucci.
Çifti e bëri zyrtare fejesën në vitin 2025, kur Georgina publikoi në rrjetet sociale një fotografi të një unaze të madhe diamanti, duke e shoqëruar me fjalët: “Po, po. Në këtë dhe në të gjithë jetën time”.
Në moshën 41-vjeçare, Cristiano Ronaldo mbetet një prej futbollistëve më të suksesshëm në histori.
Portugezi ka luajtur për klube të mëdha si Manchester United, Real Madrid dhe Juventus, ndërsa prej vitit 2023 është pjesë e klubit saudit Al-Nassr.
Portugezi është baba i pesë fëmijëve, ndërsa me Georgina Rodriguez ka dy vajza.





