Ambasadorët e SHBA, BE, Britanisë dhe ODIHR, do të takohen sërish me përfaqësuesit e Këshillit Politik sot në orën 11:00.

9 orë negociata të një ditë më parë në rezidencën e Ambasadës amerikane u mbyllën pa ndonjë rezultat.

Megjithatë Ambasadorët deklaruan se progres është bërë dhe se Këshilli Politik duhej të mblidhet nesër për të arritur marrëveshjen.

Ajo që të gjithë ambasadorët theksuan në një zë ishte se partitë duhej të heqnin dorë nga kërkesat që shkonin kundër rekomandimeve OSBE/ODIHR.

“Shpenzuam pothuajse 9 orë me anëtarët të këshillit politik. Ishte një ditë dhe e gjatë. Por është bërë përparim. Ishte e vështirë për të gjitha palët. Të gjithë kanë dhënë që Shqipëri të fitojë. 25 marsi ishte një pikë kthese. BE ka vendosur në sërë kushtet për nisjen e negociatave dhe mes tyre është reforma zgjedhore që është në përputhje me rekomandimet e ODIHR. Kështu qëllimi sot dhe nesër, është që Shqipëri t’i përmbushë këto rekomandime. Nëse partitë duan të arrijnë konsensus përtej këtyre rekomandime, ne i mirëpresim. Nëse konsensusi për këto pika të cilat ODIHR ka kërkuar, nuk arrihet atëherë palët nuk duhet t’i vazhdojmë më këto kërkesa. Ne duam që Shqipëria të jetë në Evropë dhe SHBA do të bëjë gjithçka që ka në dorë për këtë proces”, tha Yuri Kim.