Pas mbajtjes së fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit “gdhendën” një mesazh në shesh për kryeministrin Edi Rama.

“Rinia prin”, kanë shkruar ata në Bulevard, një mesazh që vjen në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Rinisë që është 12 Gushti.

Për këtë arsye, edhe fjalimet iu dedikuan rinisë, teksa protestuesit reflektuan problemet me të cilat përballen për shkak të keqqeverisjes.