Burgasi, një qytet bregdetar në Bullgari në Detin e Zi, është zgjedhur për të pritur Eurovisionin në maj 2027, njoftuan organizatorët në një deklaratë të enjten.

Është hera e parë që Bullgaria do të organizojë konkursin pas fitores historike të këngëtares 27-vjeçare Dara me këngën ‘Bangaranga’ në edicionin e këtij viti të mbajtur në Vjenë në maj.

“Jemi të kënaqur që Burgasi do të jetë Qyteti Pritës i Festivalit të Këngës në Eurovision 2027. Për Festivalin e Këngës Eurovision që do të mbahet për herë të parë në Bullgari, ne duam të krijojmë diçka që të ndihet vërtet bullgare, por njëkohësisht të jetë padyshim Eurovision – një festë që i bashkon njerëzit përmes muzikës”, tha Martin Green, drejtori i festivalit.

Gjysmëfinalet do të mbahen më 11 dhe 13 maj, ndërsa finalja e madhe do të mbahet më 15 maj.

Arena Burgas, në qytetin e katërt më të madh të Bullgarisë, do të mirëpresë mijëra tifozë nga e gjithë bota për shfaqjen drejtpërdrejt, e cila do të ndiqet nga miliona njerëz.