Kristjan Asllani mund të largohet nga Interi gjatë kësaj merkatoje, ndërsa në orët e fundit është shfaqur një pistë e re për të ardhmen e mesfushorit shqiptar.Sipas gazetarit italian Marco Barzaghi, Asllani i është ofruar së fundmi Monzës, e cila po kërkon një zgjidhje në mesfushë pas dëmtimit të rëndë të Matteo Pessinës.Trajneri Ivan Jurić ka konfirmuar se problemi në gju do ta mbajë Pessinën jashtë fushave për një periudhë të gjatë, duke bërë që klubi nga Brianza të kërkojë përforcime në këtë repart.

Në këtë situatë, emri i Kristjan Asllanit është shfaqur si një alternativë për Monzën. Mesfushori shqiptar prej kohësh konsiderohet jashtë planeve të Interit dhe klubi zikaltër është i gatshëm të shqyrtojë një largim të tij.Interi kërkon të arkëtojë të paktën 10-15 milionë euro për kartonin e Asllanit, por sipas raportimeve, zikaltërit mund të marrin në konsideratë edhe një formulë huazimi.Marrëveshja mund të përfshijë një opsion ose detyrim blerjeje, që do të aktivizohej në rast se Monza arrin të sigurojë mbijetesën.