Qytetarët po vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës me thirrjet “Shqipëria kërkon revolucion”, Ju erdhi fundi” dhe “Diaspora, zemra e Shqipërisë”. Protestuesit shprehen të vendosur për të vijuar qëndresën, ndërsa edhe në ditën e 76-të të protestës kërkesa e tyre kryesore mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.
Mes thirrjeve të protestuesve janë “Poshtë komunistët”, “Shqipëria kërkon revolucion” dhe “O milet, Rama ka siklet”. Për 76 ditë me radhë, qytetarët janë mbledhur çdo pasdite në kryeqytet, duke zhvilluar tubime përpara Kryeministrisë, Parlamentit, marshime në rrugët kryesore dhe duke përsëritur kërkesën për largimin e kryeministrit.





