Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha e cilësoi ish zëvendës kryeministren dhe ish ministren Belinda Balluku si “autoren” e aferës së TEC-eve lundruese në Vlorë.
Gjatë bisedës me ndjekësit, Berisha u pyet për dy TEC-et lundruese, të cilat gjatë vitit 2026 janë vënë në punë shumë pak, ndërsa po kërkohet të paguhen 23 milionë dollarë për operimin dhe mirëmbajtjen e tyre për dy vitet e ardhshme.
Berisha dhe kryeministrin Edi Rama dhe ish vartësen e tij se kanë përfituar dhjetëra milionë euro prej tyre.
“Lubia e korrupsionit është autorja e Tigrave, që u quajtën, bashkë me Edi Ramën. Nga ato monstra të vendosura një brigjet e Vlorës, Edi Rama dhe Lubi Balluku përfitojnë dhjetëra e dhjetëra milionë euro.”, tha mes të tjerash Berisha.
Pyetje: Doktor, si e shpjegoni faktin që dy TEC-et lundruese të cilat gjatë vitit 2026 thuajse nuk janë vënë fare në punë, tani kërkohet të paguhen 23 milionë dollarë për operimin dhe mirëmbajtjen e tyre për dy vitet e ardhshme? Mbi të gjitha si mund të hapet një tender i tillë kur qarkullojnë pretendime se kompania fituese, RENKO, është e paracaktuar? E kemi të bëjmë me një tjetër aferë korruptive ku shqiptarët paguajnë miliona për një aset që nuk prodhon energji? Si mundet SPAK nuk e sheh, nuk e heton?
Sali Berisha: Lubia e korrupsionit është autorja e Tigrave, që u quajtën, bashkë me Edi Ramën. Nga ato monstra të vendosura një brigjet e Vlorës, Edi Rama dhe Lubi Balluku përfitojnë dhjetëra e dhjetëra milionë euro.
Nuk kanë si t’i heqin ata, i kanë nguluar aty dhe hajde të vazhdojmë të vjedhim sa më shumë bashkërisht. Dora e Ramës dhe Lubisë janë vetëm ato dhe askush tjetër. SPAK është faktuar instrument ose organizatë e PS. Nuk mund të hetojë. Një prokuror i guximshëm bëri një përpjekje me Lubinë dhe ai u bllokua në mënyrën më trishtuese. Nuk ka hetim për Ramën dhe Lubinë dhe rrethin e tyre.





