Përplasja mes dy automjeteve tek aksi “Mars 91” përballë me parkimin publik tek Stacioni i Trenit për pak sa nuk ka rezultuar fatale për njërin prej mjeteve.
Për nxjerrjen e çiftit të bashkëshortëve jashtë mjetit që u kthye përmbys u angazhuan edhe efektivë policie dhe kalimtarë të rastit.
Aksidenti u regjistrua pasditen e kësaj të diele,, në një aks që përballet me trafik të rënduar.
Në vendngjarje ka mbërritur edhe një ambulancë që ka bërë shoqërimin e dy të lënduarve drejt Spitalit Rajonal të Durrësit.
Burime nga vendngjarja bëjnë të ditur për “DurrësLajm”, se mjeti tip BMW, që duket në video ka goditur nga prapa mjetin që është përmbysur në rrugë.
Grupi hetimor ka nisur punën për ttë zbardhur të gjithë dinamikën e aksidentit.





