Pas afro 10 muajsh arrati, është vënë në pranga i shumëkërkuari nga drejtësia, Ylli Zalla.

Arrestimi i tij i finalizua nga forcat RENEA dhe ato Operacionale një ditë pasi në shtëpinë e tij në fshatin Zallë të Fushë-Krujës, u vendos një sasi lënde plasëse.

Ylli Zalla është shpallur në kërkim që prej nëntorit 2025 i dyshuar se ka furnizuar me armë e arsenal autorët e atentatit në Rinas.

Pas atentatit në Rinas, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani, në banesën e Zallës u zbulua një arsenal armësh tipik ushtarak. 

Deklarata e Ministrisë së Brendshme:

Përgëzime Policisë së Shtetit për finalizimin me sukses të operacionit policor “Fundi i Arratisë”, për kapjen e një personi shumë të kërkuar dhe me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Operacioni u zhvillua nga Forcat Speciale RENEA, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, strukturat operacionale të DVP Tiranë dhe Komisariati i Policisë Krujë.

Gjatë operacionit, në Krujë, u kap personi shumë i kërkuar Ylli Zalla, i cili i shmangej drejtësisë dhe tashmë është arrestuar nga Policia e Shtetit