Zbulohet shkaku i vdekjes së aktorit të Twilight, Gregory Tyree Boyce dhe të dashurës së tij, që u gjetën të vdekur në një banesë në Las Vegas. Raportohet se çifti vdiqën pasi konsumuan kokainë dhe fentanil.

Pranë trupit të Boyce dhe partneres së tij Natalie Adepoju u gjet substancë pluhur i bardhë. 30-vjeçari dhe 27-vjeçarja u gjetën në dhomën e gjumit në shtëpinë e tyre nga shoku i dhomës, Louis Ledbetter, më 13 maj.

Oficerët thanë se çifti u gjetën të shtrirë lakuriq në shtrat dhe vdiqën nga konsumimi i kokainës e fentanilit. Ledbetter i tha policisë se ishte takuar me çiftin 48 orë përpara se ti gjente të vdekur.

Boyce la pas një vajzë 10-vjeçare, ndërsa Adepoju kishte një djalë të vogël. Boyce ishte më i njohur për rolin e tij si Tyler Crowley në filmin e madh të Twilight ne vitin 2008, ku luajti perkrah Kristen Stewart dhe Robert Pattinson.