Pas alarmit të dhënë dje për përhapjen e mundshme të Covid-19 te Kadastra e Durrësit, mëngjesin e sotëm ka nisur kryerja e testit për punonjësit.

“DurrësLajm” mëson se janë marrë tamponat e rreth 20-25 punonjësve, jo të gjithëve. Në rast se do të dalin pozitivë një pjesë e tyre, më pas do t’i nënshtrohen marrjes së tamponit të gjithë punonjësit e tjerë.

Aktualisht po testohen vetëm ata persona që kanë pasur kontakt të afërt me punonjësen e ASHK-së, familjarët e të cilës kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Punonjësja e dyshuar për përhapjen e virusit është specialiste sporteli tek aplikimet dhe për shkak të natyrës së punës, ka kontakt me të gjithë punonjësit e tjerë, si dhe qytetarët aplikues e noterët.

Pas bërjes se tamponit, punonjësit janë vetëkarantinuar në pritje të rezultateve.

Deri në daljen e përgjigjeve, Kadastra nuk do të ofrojë shërbim për qytetarët.