Katër shqiptarë nga Kosova janë sulmuar nga disa persona në Triste të Italisë, të cilët ishin të armatosur me thikë, çekiç dhe spraj me piper.

Mediet italiane raportojnë se katër punëtorët nga Kosova u plagosën në përleshjen e dhunshme, ndërsa njëri prej tyre është në gjendje të rëndë.

Ngjarja u shënua pas një ndjekjeje me makina. Mjeti që transportonte katër punëtorët u ndoq dhe u përplas derisa u ndalua. Pasi dolën nga automjeti, autorët sulmuan punëtorët brenda me thika dhe me çekiç dhe spraj me piper.

Të plagosurit u dërguan në spitalin në Cattinara. Shkaku i sulmit është ende i panjohur. Hetuesit e policisë besojnë se sulmi mund të ketë qenë i lidhur me kontrata ndërtimi. Ata janë në kërkim të sulmuesve.