Kryeministri teknik i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski është testuar për Covid-19 ku ka rezultuar negativ.
Ai u testua pasi një sërë zyrtarësh ditën e djeshme u vetëizoluan prej kontakteve të afërta me persona të infektuar.
Edhe pse rezultoi negativ, Spasovski do të vijojë të qëndrojë i vetëizoluar në shtëpi.
“Sapo mora rezultatet nga testi i sotëm për Covid-19. Testi është negativ dhe nuk kam asnjë simptomë, ndërkaq derisa nuk i marr rekomandimet zyrtare nga epidemiologët, do të qëndroj në izolim shtëpiak”, shkroi Spasovski në Facebook.





