10 ditëshi i fundit i muajit gusht po përkon, ashtu si edhe çdo vit tjetër, me kthimin e emigrantëve shqiptarë në vendet evropiane, pas kalimit të pushimeve në atdhe.

Këto ditë regjistrojnë një fluks goxha të shtuar në dalje të pikës kufitare të portit të Durrësit, ku mijëra emigrantë shqiptarë imbarkohen në tragetet që lidhin portin më të madh në vend me portin e Barit dhe Ankonës.

Për të marrë një opinion të emigrantëve shqiptarë lidhur me pushimet e kaluara në atdhe, “DurrësLajm” intervistoi shumë prej tyre para imbarkimit në traget.

Pavarësisht jetesës shumëvjeçare në vend të huaj, Shqipëria mbetet atdheu i tyre dhe rikthimi këtu për të kaluar disa ditë pushime në vendlindje, për t’u takuar dhe çmallur me të afërmit u jep një ndjesi shumë të mirë.

Në përgjithësi të gjithë janë të lumtur me pushimet e kaluara këtu, pavarësisht problemeve me trafikun, infrastrukturën rrugore, qetësinë etj.

Ata vlerësojnë me nota pozitive përmirësimet e bëra në drejtim të shërbimeve të ofruara në sektorin e turizmit, por njëkohësisht kërkojnë më shumë investime përsa i përket akseve rrugore në të gjithë vendin.

Ndiqni prononcimet  etyre në videon e mëposhtme: