Mediat greke kanë zbardhur të tjerë detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Athinë, ku një burrë dhe një grua shqiptare janë gjetur të vrarë me armë zjarri në hyrje të një pallati.

Dyshimet e bërë janë për një akt vrasje nga ana e burrit, i cili mendohet se ka pritur të dashurën 45-vjeçare që të dalë nga pallati dhe pas një debati, ai e ka qëlluar duke e lënë të vdekur. Më pas burri ka qëlluar me armë edhe veten në kokë.

Fqinjët kanë deklaruar se kanë dëgjuar 3 të shtëna me armë zjarri, me një diferencë disa sekonda nga njëra tjetra.

“Isha duke fjetur në shtëpi, por nuk isha në gjumë të thellë. Papritmas dëgjuam 3 zhurma shumë të forta, për të cilat nuk e dinim nëse ishin të shtëna me armë zjarri.

Ata nuk reagonin, pati një hendek prej disa sekondash. Pas pak u dëgjua sirena e makinës së patrullës. Nuk e kuptova çfarë ndodhi. Nuk më shkoi ndërmend se ishte një e shtënë me armë zjarri”, përshkruan ngjarjen një banor i pallatit.

Deri tani nga hetimet nuk rezulton që çifti të kenë qenë të martuar, ndërkohë sipas mediave greke në pallatin ku ndodhi krimi jetonte vajza e 45-vjeçares.

Autoritetet kanë sekuestruar pamjet filmike, të cilat kanë fiksuar të gjithë skenën dhe po hetojnë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.