Ka shkuar në katër bilanci i viktimave nga aksidenti i rëndë i ndodhur pak ditë më parë në rrugën dytësore të Manzës.

16-vjeçari Klevis Dervishi, i cili kishte mbetur i plagosur rëndë nga përplasja, ka ndërruar jetë në spital pas disa ditësh, duke mos mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Në këtë aksident humbën jetën gjithashtu 25-vjeçari Kleo Vrioni, bashkëshortja e tij Sara Brugnatelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri.

Ngjarja e rëndë ka shkaktuar tronditje në zonë, ndërsa vijojnë hetimet për përcaktimin e plotë të rrethanave të aksidentit.