Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur Pogradecin për një takim dyditor me drejtuesit politikë dhe ministrat, në prag të nisjes së sesionit të ri politik.
Takimet nisin sot, ku Rama pritet të mbledhë drejtuesit politikë të Partisë Socialiste për të diskutuar mbi prioritetet dhe organizimin e punës.
Fokusi pritet të jetë te objektivat politike dhe qeverisëse, si dhe te koordinimi i strukturave të Partisë Socialiste në kuadër të sesionit të ri.
Të hënën, kryeministri do të vijojë takimet me ministrat e kabinetit qeveritar. Mbledhja pritet t’u shërbejë përcaktimit të prioriteteve të qeverisë dhe planit të punës për muajt në vijim.
Takimi dyditor në Pogradec zhvillohet në një moment të rëndësishëm për mazhorancën dhe qeverinë ku prej gati tre muajsh në Tiranë zhvillohen protesta për largimin e Edi Ramës.





