Ambasadori Italian, Fabrizio Bucci ka zhvilluar sot një takim pune me kryeministrin Edi Rama.
Ka qenë pikërisht diplomati italian ai që ka konfirmuar takimin në fjalë përmes një postimi në Twitter ndërsa thekson se në bisedën mes tyre fokusi u përqendrua tek çështje me prioritet për dy vendet.
“Pata një takim të gjatë sot me Edi Ramën. U bisedua mbi çështjet kryesore me interes parësor për Shqipërinë dhe Italinë. Dialogu, në interes të qytetarëve të vendeve tona.”, shkruan ai.





