Selvije Jao ka festuar ditëlindjen, por kjo ditë vjen me një dhimbje të veçantë pas humbjes së bashkëshortit të saj, këngëtarit Shpat Kasapi.

Në rrjetet sociale, Selvija ka publikuar një video nga një prej ditëlindjeve të saj të mëparshme, ku Shpati shfaqet pranë saj duke e surprizuar në ditën e veçantë.

Krahas videos, ajo ka ndarë edhe një dedikim emocional për bashkëshortin e ndjerë.

Sado angazhime të kishe, sado momente të vështira të kishim kaluar, edhe kur jeta na sfidonte aq shumë, ti prapë nuk e harroje këtë ditë. Ti prapë dije si ta bëje ditën time festë”, shkruan Selvija.

Kujtimi i Shpat Kasapit ka shoqëruar kështu ditëlindjen e Selvijes, e cila këtë herë e përjeton këtë ditë pa praninë e bashkëshortit të saj.