Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave të opozitës se ka shpenzuar 100 mijë euro nga paratë e shqiptarëve për udhëtim me charter për udhëtim weekend në Paris.
Rama shkruan në Twitter se nuk është në Paris, por ndodhet në Shqipëri që pardje ndërsa thotë se shpenzimet e luksit ua ka lënë atyre që e shajnë ditë-natë.
“Unë s’jam në Francë po në Shqipëri qysh pardje! Kam shkuar pasditen e të premtes e jam kthyer mesditën e të shtunës për një vizitë informale të nivelit të lartë dhe “shpenzimet e luksit e të fundjavave jashtë” ua kam lënë atyre që të vetmen punë kanë të më shajnê ditë-natë! Pikë.”





