Deputeti i PD-së për qarkun e Durrësit, Igli Cara, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, duke ironizuar kryeministrin Edi Rama, të cilin e cilëson si “Lideri Suprem” dhe protagonist të çdo lajmi në vend, përgjatë dy ditëve që u zhvilluan në Pogradec takimet e Kryeministrit dhe Kryetarit të PS-së me drejtuesit politikë në qarqe dhe ministrat e kabinetit qeveritar.
“Lideri suprem është kthyer në protagonist të çdo lajmi në vend.
I kudondodhur dhe i adhuruar, me një tempizëm që edhe Kim Jong-un do t’ia kishte zili!
Propaganda ka kaluar kufijtë e të imagjinueshmes!
Zot fali se nuk dinë se ç’bëjnë!”, shkruan Cara.





