Policia e Durrësit ka kapur orët e vona të natës 26-vjeçarin që akuzohet se vodhi me dhunë një shumë parash nga kasa e një supermarketi.

“DurrësLajm” ka siguruar foton e autorit gjatë momentit të arrestimit, rreth orës 01:00 të natës.

I riu me iniciale F.S. mbante veshur po të njëjtë bluze të kuqe, fanellë të Liverpulit.

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme më 24 gusht, rreth orës 15:00, në lagjen nr. 17, kur 26-vjeçari ka marrë me dhunë një shumë parash nga kasa e një marketi dhe është larguar.