Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka reaguar pasi palët thyen afatin e 31 majit dhe nuk arritën marrëveshjen për Reformën Zgjedhore.
Në një postim në Twitter, Kim i bën thirrje pokitikës së është koha të mbajnë fjalën para qytetarëve të tyre.
“Të gjitha palët kanë treguar lëvizje dhe ato janë jashtëzakonisht të afërta. Ju vendosët një qëllim, ju vendosët një afat më 31 maj. Tani është koha që të ndaloni të insistoni në pozicione jo të zbatueshme dhe / ose vendosjen e kushteve të reja. Koha për ta mbajtur fjalën tuaj te njerëzit e Shqipërisë. Koha për të ofruar.”, shkruan ajo.





