Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me riatdhesimin nga Siria të pesë shtetasve shqiptare, tre prej të cilëve janë të mitur.
Me anë të një postimi në Facebook, kreu i qeverisë thekson se procesi për riatdhesimin e tyre ishte i gjatë dhe i vështirë, ndërkohë vijon përpjekja edhe për sjelljen e personave të tjerë që kanë mbetur në Siri.
“Pesë shtetas shqiptarë, nga të cilët 3 të mitur, u riatdhesuan nga Siria pas një procesi të gjatë dhe të vështirë, ndërkohë që vijon përpjekja për riatdhesimin e atyre që kanë mbetur ende në Siri”, shkruan kryeministri, i cili thekson se “është një detyrim njerëzor dhe shtetëror, për t’u garantuar një fillim të ri nën mbrojtjen e institucioneve shqiptar”.
Kujtojme qe tre prej të atdhesuarve janë fëmijë dhe një e moshuar. Shtetasja Hajrie Taushani 79 vjeçe, kishtë udhëtuar drejt Sirisë pas humbjes së djalit të saj, i cili ishte larguar drejt këtij vendi për t’iu bashkuar formacioneve të ISIS-it. Ajo kishte shkuar me qëllim marrjen dhe kujdesin për nipërit e saj.





