Një vatër e re zjarri është shfaqur mëngjesin e sotëm mbi fshatin Vajkal, në bashkinë Bulqizë.
Flakët janë përhapur pranë banesave të fshatit, duke krijuar shqetësim për banorët dhe duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme për të parandaluar përhapjen e zjarrit drejt zonës së banuar.
Ndërkohë, tymi i dendur ka mbuluar edhe lagjet e qytetit të Ri të Bulqizës, duke krijuar një situatë të rënduar për banorët.
Mbetet për t’u parë ndërhyrja e strukturave të emergjencave dhe zjarrfikësve për vënien nën kontroll të flakëve dhe shmangien e rrezikut për banesat dhe banorët e zonës.





