Mes institucioneve, të cilave u është dërguar një email me përmbajtje kërcënuese dhe terroriste është edhe bashkia Durrës.
Në email pretendohet se është vendosur lëndë plasëse dhe do të shpërthejë për 2 orë.
“Përshëndetje, kjo është Shteti Islamik
Me vullnetin e Allahut, kemi vendosur një bombë në ndërtesën tuaj. Ajo do të shpërthejë pas dy orësh.
Pas kësaj ju të pafe do të copëtoheni. Pastaj do t’ju vrasim.
Allahu Akbar”,- shkruhet në email.
Lajmi për ekzistencën e e-mail-it konfirmohet zyrtarisht nga policia e Durrësit, e cila ka njoftuar edhe drejtorinë e përgjithshme lidhur me mesazhin kërcënues.
Paraprakisht dyshohet se bëhet fjalë për një alarm fals.
Institucioni i qeverisjes vendore po vijon punën normalisht duke ofruar shërbimet e nevojshme për qytetarët.
Ndërkohë mes institucioneve ku ka mbërritur e-mail-i kërcënues janë edhe SPAK dhe GJKKO.






