Një zjarr është regjistruar ditën e sotme në fshatin Dragot të Tepelenës. Flakët janë përhapur në një sipërfaqe me bimësi, ndërsa avancimi i zjarrit drejt banesave ka shkaktuar shqetësim për banorët e zonës.

Në terren pritet ndërhyrja e strukturave zjarrfikëse për të vënë flakët nën kontroll dhe për të shmangur përhapjen e tyre drejt zonave të banuara.