Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Blendi Gonxhja, ka bërë publike rezultatet e punës së Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (IKTK) për 7-mujorin e vitit 2026.
Sipas të dhënave të publikuara nga ministri, gjatë shtatë muajve të parë të vitit është shënuar rritje e aktivitetit të IKTK-së, me më shumë investime, projekte dhe ndërhyrje në terren për mbrojtjen dhe dokumentimin e trashëgimisë kulturore.
Gonxhja thekson se gjatë kësaj periudhe ka pasur rritje të të ardhurave dhe investimeve në pasuritë kulturore, si dhe më shumë projekte restaurimi, konservimi dhe ndërhyrje arkeologjike. Një nga rezultatet e evidentuara është zbulimi i 19 siteve të reja arkeologjike në zona të ndryshme të territorit të Shqipërisë.
Gjithashtu, pas më shumë se 25 vitesh, janë rikthyer gërmimet arkeologjike në Lushnjë. Sipas IKTK-së, kërkimet në zonat e Zgjanës dhe Murrizë–Peqin kanë sjellë zbulime të rëndësishme arkeologjike. Ministri Gonxhja e ka cilësuar këtë periudhë si një fazë me rezultate në rritje për IKTK-në, duke theksuar angazhimin për mbrojtjen, dokumentimin dhe studimin e trashëgimisë kulturore në të gjithë vendin.
Postimi i ministrit Blendi Gonxhja
7 muaj me rritje të ndjeshme të aktivitetit të IKTK-së, më shumë investime, projekte dhe prani në terren për mbrojtjen dhe dokumentimin e trashëgimisë kulturore.
Rritje e të ardhurave dhe investimeve në pasuritë kulturore. Më shumë projekte restaurimi, konservimi dhe ndërhyrje arkeologjike. 19 site të reja arkeologjike të zbuluara në zona të ndryshme të territorit.
Pas më shumë se 25 vitesh, rikthehen gërmimet arkeologjike në Lushnjë, me zbulime të rëndësishme në Zgjanë dhe Murrizë–Peqin.
Rezultate konkrete që tregojnë një angazhim të shtuar të IKTK-së për mbrojtjen, dokumentimin dhe studimin e trashëgimisë kulturore në të gjithë territorin.





