Sot është afati i fundit i dakordësuar nga palët për përfundimin e Reformës Zgjedhore, por Këshilli Politik ka shtyrë mbledhjen që ishte planifikuar në orën 17:00.

Këshilli Politik pritet të mblidhet sot në orën 19:00 për herë të fundit, për të vendosur për fatin e kësaj reforme, që është edhe një nga kushtet kryesore të Bashkimit Europian për hapjen e negociatave me vendin tonë.

Tre pika që po ndajnë palët nga marrëveshja janë: depolitizimi i administratës, teknologjia në zgjedhje si dhe ndryshimi i sistemit zgjedhor.