Uljan Shpataraku, ish-efektiv i Policisë së Shtetit, i cili u arrestua në automjet së bashku me biznesmenin Ergys Agasi, do të dalë sot përpara Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion (GJKKO), për t’u njohur me masën e sigurisë. Seanca pritet të fillojë në orën 11:00.
Shpataraku u arrestua në flagrancë për përkrahje të autorit të krimit, pasi rezultoi se po drejtonte mjetin tip ‘Audi’, me të cilin po lëvizte edhe Agasi, i shpallur në kërkim prej 8 muajsh me urdhër të SPAK për dosjen me abuzimet me tenderët te AKSHI.
Uljan Shpatarakut pas përjashtimit nga radhët e uniformave blu dhe heqjes së lejes së armës, në banesë iu gjet një arsenal armësh, 3 pistoleta, 2 shotgun dhe 2 pushkë, për të cilat dispononte leje, të gjitha të sekuestruara.





