Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako, zhvilloi një takim me drejtueset e çerdheve dhe kopshteve të qytetit, në prag të fillimit të vitit të ri edukativ.

Gjatë takimit u diskutua për mirëmbajtjen dhe riparimet, dezinfektimin, kushtet e sigurisë dhe higjienës, si dhe problematikat që kërkojnë ndërhyrje.

Sipas Sakos, në çerdhet dhe kopshtet e Durrësit janë regjistruar deri tani 3884 fëmijë, të cilët do ta nisin vitin e ri edukativ në ambiente me kushte bashkëkohore.

Postimi i plotë:

👧🏼👦🏻 Në prag të fillimit të vitit të ri edukativ, zhvillova një takim me drejtueset e çerdheve dhe kopshteve të Durrësit, për të diskutuar mbi përgatitjet e bëra për një fillim sa më të mbarë. 🏫

Gjatë bashkëbisedimit u ndalëm te masat e marra për mirëmbajtjen e ambienteve, riparimet e kryera, procesin e dezinfektimit, kushtet e sigurisë dhe higjienës, si edhe problematikat e ndryshme që kërkojnë ndërhyrje dhe mbështetje institucionale.

Kemi punuar për të garantuar standardet më të mira për fëmijët dhe stafet edukative, duke krijuar kushte dhe ambiente bashkëkohore, të sigurta dhe të përshtatshme për ta.📚

🤝 Në përfundim të takimit, shpreha mirënjohjen për punën dhe përkushtimin e drejtueseve dhe të gjithë stafit, duke iu uruar një fillim të mbarë të vitit të ri edukativ dhe shumë suksese në misionin e tyre të rëndësishëm.

Deri tani, në çerdhet dhe kopshtet e Durrësit janë regjistruar 3884 fëmijë, të cilët do ta nisin vitin e ri edukativ në ambiente me kushte bashkëkohore.