Dy shtetase nga Brazili 46 dhe 21 vjeçe dhe një nga Kolumbia 23 vjeçe, janë arrestuar nga blutë e Tiranës të akuzuara për ushtrim prostitucioni.

Rastet janë identifikuar nëpërmjet reklamimit nëpër rrjete sociale si dhe nga dy apartamente të marra me qira për kryerjen e kësaj veprimtarie të paligjshme.

Njëra prej brazilianeve të arrestuara, 46 vjeçe, shfrytëzonte për prostitucion 21-vjeçaren në një apartament të marrë me qira, në rrugën “Abdyl Frashëri”. Ndërkohë 23-vjeçarja nga Kolumbia vepronte në një apartament në rrugën “Hamdi Sulcebe”, për të ushtruar prostitucion.

Sakaq, policia ka gjetur dhe sekuestruar 6 celularë ndërsa hetimet po vijojnë si në terren ashtu dhe në hapësirën digjitale me qëllim goditjen e të tjera rasteve.