Leon Avdullahu ka gjetur rrugën e rrjetës në ndeshjen e Bundesligës mes Hoffenheimit dhe Borussia Dortmundit. Mesfushori i Kosovës i dha avantazhin e përkohshëm skuadrës së tij me një goditje të saktë nga jashtë zonës.
Goli erdhi në fundin e pjesës së parë. Avdullahu mori topin jashtë zonës dhe lëshoi një goditje të fortë, e cila përfundoi në trekëndëshin e portës së Dortmundit.
Në këtë ndeshje, Hoffenheimi nuk kishte në dispozicion Fisnik Asllanin, i cili vijon të jetë jashtë për shkak të problemeve fizike dhe e ndoqi takimin nga tribuna.
Në vend të sulmuesit shqiptar, protagonist u bë një tjetër futbollist shqiptar, këtë herë në mesfushë.
Avdullahu, pjesë e përfaqësueses së Kosovës, u kthye kështu në një nga emrat kryesorë të ndeshjes, duke ndëshkuar Dortmundin me një goditje që i la pak mundësi reagimi portierit.
Goli i dha Hoffenheimit avantazhin në një përballje ku Dortmund kërkonte pikët në transfertë, ndërsa skuadra vendase synonte të shfrytëzonte mundësitë e krijuara.





