Pas zjarrit të përmasave të mëdha që përfshiu Himarën gjatë ditës së djeshme, ka nisur evidentimi i dëmeve të shkaktuara, me qëllim identifikimin e familjeve të prekura dhe vlerësimin e nevojave për ndihmë dhe dëmshpërblim.

Këtë e ka bërë të ditur kryebashkiaku i Himarës, Vangjel Tavo, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku njofton se komisioni i ngritur nga Bashkia Himarë ndodhet në terren dhe po vijon verifikimin dhe evidentimin e dëmeve të shkaktuara nga zjarri, si dhe identifikimin e rasteve që kanë nevojë për mbështetje.

Tavo u ka bërë thirrje banorëve të zonave të prekura që për të raportuar dëme apo për çdo nevojë për ndihmë, të kontaktojnë Drejtorinë e Emergjencave pranë Bashkisë Himarë.

“Komisioni i ngritur nga Bashkia Himarë ndodhet në terren dhe po vijon verifikimin dhe evidentimin e dëmeve të shkaktuara nga zjarri, si dhe identifikimin e rasteve që kanë nevojë për mbështetje.

U bëjmë thirrje banorëve të zonave të prekura që, për të raportuar dëme apo për çdo nevojë për ndihmë, të kontaktojnë Drejtorinë e Emergjencave pranë Bashkisë Himarë”, shkruan Tavo.