Një tjetër aksident ka ndodhur në vendin tonë, këtë herë në aksin rrugor Pogradec-Korçë, në segmentin e Qafë Plloçës. Bëhet me dije se dy automjete janë aksidentuar, ku si pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur. 

Të dy mjetet udhëtonin në sense të kundërta, ndërsa humbja e kontrollit ka bërë që njëri prej tyre të përplaset me mjetin që vinte përballë. Nga aksidenti dy vajza kanë mbetur të lënduara dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, në vendngjarje ndodhet policia e cila po merret me zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.