Edhe këtë të mërkurë, administarata e Gjykatës së së Tiranës vazhdon bojkotin, për shkak të mosekzekutimit të pagave në sektorin e drejtësisë për muajin gusht.
Punonjësit e Gjykatës Civile, por edhe asaj penale kanë deklaruar se nuk vazhdojnë punën, derisa të kalojnë pagat. Pritet që të zhvillohen vetëm seancat për masat e sigurisë.
Revolta e punonjësve në sistemin e drejtësisë nisi që ditën e djeshme, kur puna është bojkotuar së paku për disa orë. Gjatë protestës, u bllokuan shërbimet ndaj qytetarëve, ndërsa u pezulluan edhe seancat gjyqësore.
Punonjësit deklaruan se nëse nuk zgjidhet çështja e tyre e pagave, bojkoti mundet që dhe të zgjasë në kohë.
Ngërçi i krijuar ka bërë që gjatë ditës së djeshme të mblidhen edhe kryetarët e gjykatave në Gjykatën e Lartë, ku u vendos që më 10 shtator të bëhet një mbledhje e jashtëzakonshme.





