Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka kërkuar vënien në dispozicion të audio-përgjimeve të publikuara nga ish-zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj, ku ngrinte dyshime për një skemë të trafikut ndërkombëtar të armëve.
SPAK ia ka dërguar kërkesën Syri TV, ku u bënë publike përgjimet nga ish numri dy i qeverisë, Arben Ahmetaj.
Materialet e kërkuara nga hetuesit lidhen drejtpërdrejt me regjistrimet ku përmendet biznesmeni izraelit Ron Yeffet dhe lidhjet e tij me kompaninë “Timak”.
Më herët është bërë e ditur se “Timak” ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me ndërmarrjen ushtarake shtetërore “KAYO”, çka ka ngritur supozime për përdorimin e strukturave publike në dobi të interesave private.
Kërkesa e SPAK-ut drejtuar medias shënon hapin e parë drejt sekuestrimit dhe administrimit zyrtar të provave me interes hetimor.





